FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Stërvitet Kombëtarja, Agolli dhe Hysaj me probleme. Koliçi ‘debuton’ si kuqezi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për sfidën e 6 tetorit kundër Spanjës.

“Supersport” raporton se risia në seancën e sotme ishte aktivizimi për herë të parë i portierit të Kukësit, Enea Koliçi, do zënë vendin e Thomas Strakoshës, që për shkak të një dëmtimi u largua drejt Italisë për tu rehabilituar.

Koliçi u stërvit bashkë me Hoxhën dhe Berishën dhe për dy sfidat e radhës kundër Spanjës dhe Italisë do të jetë në dispozicion të trajnerit Panucci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj vazhduan stërvitjen të diferencuar për shkak të problemeve të vogla fizike ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ishte e plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht Panucci e mblodhi ekipin duke dhënë këshillat e rastit për këtë seancë stërvitore dhe më pas skuadra nisi ushtrimet fizike dhe më pas ato teknike me topin.

Edhe të Martën, ashtu siç ka paralajmëruar, Panucci ka dashur që vëmendja mediatike të mos depërtojë deri në detajet më të vogla të seancës stërvitore duke i hapur dyert për mediat vetën në 15 minutat e para dhe më pas është fkusuar tërësisht te puna me grupin që do të rrisë ritmin në këtë seancë pasi ndeshja e Alicantes po troket dhe skuadra duhet të jetë fizikisht dhe moralisht gati për t’i bërë ballë jë prej ekipeve më të forta të planetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?