FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar shënon gol në Zvicër

Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkëlqim Demhasaj është duke shkëlqyer në kampionatin zviceran.

21-vjeçari që aktivizohet te skuadra e Luzernit gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e sotme ndaj Baselit.

Skuadra e tij u mund me rezultatin 1-4, teksa shqiptari shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të. Ky ishte goli i 5-të në kampionat për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Demhasajt, në sfidën e sotme u aktivizuan edhe 3 futbollistë të tjerë, bëhet fjalë për mesfushorin e Luzernit Hekuran Kryeziu, dhe dy futbollistët e Baselit, Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?