FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Tension te Reali, Ramos godet me top nga nervat shokun e ekipit

Atmosferë mbytëse dhe tension në shtëpinë e Realit. Rezultatet janë shumë të këqija, Lopetegui nuk ia ka dalë dot të mbajë nivelin që skuadra kishte me Ronaldon në organikë dhe vetë lojtarët janë nën presion.

Presion që është shfaqur edhe në një video të shpërndarë nga madrilenia “AS”, e cila flet për momentin që po kalojnë “Los Blancos”.

Protagonist në aspektin negativ këtë herë është Sergio Ramos, që gjatë një seancë stërvitore kapet me Reguilon, 22-vjeçar produkt i Canteras, që së fundmi ka debutuar edhe në Champions si titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

I goditur gjatë një ushtrimi stërvitor me duar, qendërmbrojtësi i Realit ka reaguar në një mënyrë shumë të keqe, duke e goditur të riun e dalë nga akademia dy herë me top.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të qetësuar disi situatën ka ndërhyrë Luka Modric, ndërkohë që Reguilon duket se e ka përjetuar vërtet keq gjestin e kapitenit të “Los Blancos”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?