Video/ Triumfi historik jehonë në mediat franceze, “L’Equipe”: Goditni si …
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një paraqitje fantastike në Ligën e Kombeve. Dardanët që fituan grupin 3 të Divizionit D dhe siguruan të drejtën për të luajtur në “play-off” e Euro 2020. Një triumf historik për kombëtaren e Bersant Challandes, i cili e udhëheq skuadrën prej pak muajsh por që rezultoi i suksesshëm nën drejtimin e saj.
Fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit ka gëzuar pa masë futbollistët kosovarë, diçka e cila është shfaqur edhe në rrjetet sociale të tyre. Një video mjaft interesante është ajo e shpërndarë në rrjetin social “Instagram” ndaj mbrojtësi Benjamin Kolloli. Futbollisti i cili aktivizohet në Zvicër me skuadrën e Zurich shfaqet duke kënduar frengjisht.
“Goditni, goditni, goditni si Ousmane Dembele” -është teksti i këngës, me videon që ka bërë bujë edhe në mediat franceze.
“L’Equipe” i ka bërë jehonë kësaj videoje, ndërsa shtoi se në të ardhmen, teksi i kësaj kënge do të përpunohet dhe ndoshta një ditë në rrugët e Prishtinës, fëmijët do të këndojnë:
“Goditni si Benjamin, si Benjamin Kololli! “
KOHA JONË SONDAZH

