FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ VAR tërbon “demat” e Torinos. Historia përsëritet, Acquah dhe arbitri protagonist

Mjaftoi një faull i pa dhënë në mesfushë për të trazuar sërish derbin torinez. Për ironi të fatit brenda tetë muajsh, Juve-Torino vendoset nga një episod identik ku sërish protagonist ishte mesfushori Afriye Acquah. As video asistenti i kërkuar me insistim nga futbollistët e Torinos nuk i erdhi në ndihmë gjyqtarit të takimit për të marrë një vendim të drejtë pasi faulli i Khedira-s ishte i pastër, vijimi i aksionit solli golin e dytë të Juves që hipotekoi praktikisht këtë takim.

Drejtuesit e klubit të Torinos akuzojnë fort për favorizim ndaj Juves pasi edhe e shkuara e freskët i vjen në ndihmë. Më 6 mars 2017, derbi i fundit, ndërmjet Juves dhe Torinos u vendos sërish nga një episod i ngjashëm ku Acquah ndërhyri pastër ndaj Mandzukic, por gjyqtari i takimit e ndëshkoi me kartoni e dytë të verdhë. Mihajlovic shpërtheu ndaj gjyqtarit të katërt që kishte një pamje të qartë duke u larguar sërish me karton të kuq. Me apo pa VAR në fushë dy gjë janë të sigurta, e favorizuara në të dy rastet është Juventus ndërsa Mihajlovic ndjek pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribuna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?