FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ “Zhdukeni nga Arsenali!” – Sanchez me këtë gjest tërbon tifozët në Angli

Kur i gjithë stadiumi zhgënjehet nga gafa e Alexandre Lacazette i vetmi që qesh në stolin rezervë është sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez.

Në përballjen kundër Chelseas, Lacazette humb një gol të sigurt pasi godet keq në portën e boshatisur, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Menjëherë pas kësaj gafe, Sanchez fillon të tallet ndërsa ky gjest nuk i ka pëlqyer tifozëve të Arsenalit të cilët çdo ditë dhe më shumë po e urrejnë kilianinqë në janar pritet të largohet nga ‘Emirate Stadium’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Alexis Sanchez nuk është duke qeshur kur ne nuk bëjmë rezultate për ju. Merreni dhe zhdukeni”, shkruan një fans i Arsenalit në ‘Twitter’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër ka shkruar: “Alexis Sanchez duke qeshur me Lacazette që humb rast të pafalshëm … Largoheni këtë lojtar nga Arsenali”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?