FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

​Vinicius: Jam i lumtur në Real Madrid

Braziliani i talentuar i Real Madridit, Vinicius Junior, ka bërë të ditur se ai nuk është i shqetësuar me mungesën e paraqitjeve të tij për skuadrën e parë të Real Madridit, duke thënë se e kupton këtë gjë pasi që ai sapo ka ardhur.

18-vjeçari u transferua në Real Madrid nga Flamengo gjatë afatit kalimtar të verës për 45 milionë euro, mirëpo ai është përfshirë në vetëm dy ndeshje të La Ligës deri më tani, që të dyja nga banka rezervë.

Megjithatë, Viniciusi, i cili ishte duke luajtur për Kombëtaren U-20 të Brazilit, ka bërë të ditur se ai është i kënaqur me mënyrën se si kanë rrjedhur gjërat në Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam i qetë sepse sapo kam ardhur. Jam i lumtur me këtë grup, i cili është shumë i mirë, dhe shpresoj se do të stërvitem sa më shumë në mënyrë që t’i ndihmojë skuadrës”, ka thënë Viniciusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka asgjë më të mirë sesa të debutosh në Santiago Bernabeu. Është gjithmonë mirë të luash me më të mirët e botës. Të luash për Real Madridin është vlerë e paçmueshme. Është një ëndërr e fëmijërisë të cilët kam dashur ta plotësoj gjithmonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?