Vioresin Sinani refuzon ofertën e ndihmësit të Rainierit

Vioresin Sinani refuzon postin e zv/trajnerit të Vllaznisë pas deklaratave të trajnerit italian Baldo Raineri.  Duket se sjellja e trajnerit Ranieri e ka tërhequr ish-bomberin e Vllaznisë, Sinanin, i cili nuk e ka firmosur kontratën. Vllaznia humbi ndeshjen e fundit në Vlorë me Flamurtarin 3-0 dhe ka pak shpresa që edhe në Kukës, në ndeshjen e kthimit të kupës, për një vend në gjysmëfinale, të përmbysë humbjen e takimit të parë 0-2. Në këtë situatë është shtuar pakënaqësia e tifozëve ndaj trajnerit dhe drejtuesve, që nuk vendosin për shkarkimin e tij. Edhe drejtori sportiv Admir Grima është kontestuar fuqishëm nga ana e tyre. Mësohet se kjo javë do të jetë vendimtare dhe Ranieri vështirë se mund t’i mbijetojë situatës kaotike, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Sinani të gradohet trajner i parë.          

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?