Vizat për në Zvicër lënë 4 afrikanët e Skënderbeut pa stërvitje, acarohet Daja

Në stërvitjen e djeshme të Skënderbeut nuk ishin të pranishëm katër futbollistët afrikanë Soue, Xhejms, Nimaga dhe Demte. Ata shkuan në kryeqytet për të marrë vizën në Ambasadën e Zvicrës, pasi te enjten Skënderbeu do të jetë në këtë vend për të luajtur ndeshjen me Jang Bojs.

Por ka pasur vonesa me procedurat dhe trajneri Ilir Daja e ka shtyrë dy herë stërvitjen, që fillimisht ishte parashikuar për në orën 11:00, më pas u shty për në orën 14:00 dhe në fund u zhvillua në orën 15:00, në palestër, shkruan vipsport.

Gjithsesi, katër afrikanët nuk kanë arritur në kohë dhe ky fakt e ka acuaruar trajnerin Daja, i cili është strikt në këtë drejtim. Korçarët po përgatiten për ndeshjen e nesërme me Kukësin, gjithmonë nëse nuk do të ketë një shtyrje nga ana e FSHF-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?