Vizimi i çuditshëm në fushën e “Old Trafford”, zbulohet e vërteta

Vizim i veçantë i fushës së blertë në “Old Trafford” ka çuditur jo pak shikuesit e pranishëm në stadium, por edhe ata nga televizori që ndiqnin supersfidën e së martës në Champions League mes Manchester United dhe Juventus. Një element ekstra në Manchester që nuk konstatua në asnjë impiant tjetër ku luheshin ndeshjet e tjera të vlefshme për takimet e treta të grupeve.

Të shumta ishin teoritë konspirative që mbushën rrjetin, pa përjashtuar kurrsesi edhe aludimin për një strategji sekrete të Mourinhos, për të shpërqendruar Juventus, e për të favorizuar “Djajtë e Kuq”.

Në të vërtetë nuk është risi që në fushat stadiumeve të Premier League shpesh herë zhvillohen edhe ndeshje rugby. E tillë ishte edhe finalja e madhe e Super Leage 2018 e zhvilluar 10 ditë më parë në “Old Trafford” ms Wigan Warriors dhe Warrington Wolves.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?