Vjen Hyka, Panucci kërkon impenjim maksimal ndaj Lihtenshtejnit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.
Në ditën e tretë të përgatitjeve për takimet e radhës me grupin kuqezi është bashkuar dhe Jahmir Hyka i cili vjen me vonesë për shkak të udhëtimit të gjatë nga Amerika.
Stërvitje por edhe analizë e mbi të gjitha komunikim, për një trajner të ri është e rëndësisë maksimale që t’i transmetojë sa më shpejt grupit idetë e tij.
Panucci është një dishepull i disiplinës së hekurt jo vetëm jashtë fushe por edhe në planin taktik, me trajnerin që i duhet të kristalizojë në këto ditë të mbetura formacionin për anti-Lihtenshtejn.
Një fjalim i shkurtër dhe më pas lojtarët janë shpërndarë për të nisur përgatitjen fizike.
Kamerat kanë qenë prezente për 15 minuta dhe më pas, gjithçka i përket misterit pasi trajneri italian preferon të surprizojë kundërshtarin.
Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00.
/ SYRI.net /
KOHA JONË SONDAZH



