Vlahovic apo Lukaku? Reagon Allegri: Unë përshtatem me zgjedhjet e klubit
Në ditët e fundit është përfolur shumë për një shkëmbim mes Juventusit dhe Chelsea-t për sulmuesit Vlahovic dhe Lukaku. Bardhezinjtë synojnë të marrin dhe 40 milionë euro të tjera nga kjo marrëveshje për shkak të moshës së serbit. Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, duke folur për këtë rast la të hapur gjithçka.
“Lukaku? Unë jam i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion. Gjithsesi, përballë ofertave të parezistueshme ekonomike dhe financiare do të ketë reflektime.
Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, me Vlahovic apo me Lukaku në sulm, unë jam një njeri që përshtatem, siç dhe kam bërë gjithnjë. E sigurt është që Vlahovic do të jetë në fushë për miqësoren ndaj Real Madrid”, tha Allegri.