Vlahovic në detajet e fundit me Juven, agjentët e tij e teprojnë me komisionin

Për transferimin zyrtar të Dusan Vlahoviçit te Juve, ka mbetur vetëm një detaj: të gjendet një marrëveshje me agjentin e sulmuesit serb për komisionet.

Drejtori sportiv i Juventusit, Maurizio Arrivabene, do të takohet me Darko Ristiçin dhe njerëzit e tij në Torino. Kërkesa e prokurorit është monstruoze: 18 milionë për të firmosur, ndërkohë që klubi torinez kërkon që ta ulë sa më shumë këtë shumë.

Vlahovic ndërkohë pritet të përfitojë nga 6 deri ën 7 milionë euro në sezon, në një kontratë që pritet të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Gjithsesi me siguri që në orët e fundit dhe detaji i komisionit do të zgjidhet, edhe me ndërhyrjen e lojtarit që kërkonte me çdo kusht kalimin te Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?