Vllaznia afron ish-lojtarin e Chievos, ka debutuar në Serie A
Vllaznia ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për një futbollist brazilian që vjen nga Italia. Me shkodranët ka firmosur zyrtarisht sulmuesi anësor Victor Da Silva.
Një futbollist që ka dalë nga akademia e Chievo Verona-s dhe që në sezonin e largët 2012-2013 ka debutuar në elitën e futbollit italian duke u aktivizuar për 20 minuta në sfidën e Serie A ndaj Atalantës.
Sezonin e fundit Victor Da Silva ishte pjesë e Virtus Verona në Serie C, ndërsa numëron edhe disa eksperienca në Serie B ku spikasin ato me Brescian dhe Pescarën skuadra me të cilat është aktivizuar në sezonin 2014-2015 dhe ka shënuar edhe 4 gola, nga 2 me secilën.
Në sezonin 2015-2016 Da Silva ka provuar edhe një eksperiencë në elitën e futbollit kroat me Istran aty ku ka rënë edhe në sytë e drejtorit sportiv të Vllaznisë Matko Djarmati. Bëhet fjalë për një futbollist të ri dhe shumë cilësor i cili mund të shndërrohet në liderin e ri të sulmit të Vllaznisë.
KOHA JONË SONDAZH

