Vllaznia e pandalshme, shkatërron 8-0 Elbasanin në Kupë
Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Vllaznia vijon të fitojë me goleada, sepse pas triumfit 7-0 në fazën e 1/16-ve ndaj Devollit, sot mposhti me rezultatin e thellë 8-0 Elbasanin dhe u kualifikua për në çerekfinale.
Pasditen e sotme në “Loro Boriçi”, kuqeblutë nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, pasi zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me anë të boshnjakut Haris Dilaver.
Në minutën e 15-te ishte Demir Imeri që ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe dyfishoi shifrat, ndërsa më pas Ismael Dunga dhe sërish sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut fiksuan rezultatin 4-0 në 45-minutëshin e parë.
Në pjesën e dytë trajneri shënoi dy gola të tjerë me anë të fantazistit brazilian Da Silva dhe dy me anë të sulmuesve Mandiangu e Çoba, që debutuan me gol me fanellën kuqeblu. Shkodranët kalojnë kështu në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, një kompeticion që pritet të respektohet maksimalisht nga ata këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

