Vllaznia fitoi 8-0 me Elbasanin, Brdaric: Shkodra e kënaqur me atë që po bëjmë!

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e thellë 8-0 në Kupën e Shqipërisë ndaj Elbasanit. Duke folur pas ndeshjes strategu gjerman ka theksuar se qyteti i Shkodrës duhet të ndihet krenar për atë që po bëjnë lojtarët e tij.

“Fituam një ndeshje me rezultat të thellë dhe duhet thënë se e kishim vlerësuar këtë ndeshje ashtu si duhet, nisur edhe nga surprizat që dhuruan ndeshjet e djeshme të Kupës dhe ne kuptohet që nuk dëshironim të kishim ndonjë të papritur.

Fituam dhe jemi në turin tjetër të Kupës ndërkohë që shoh që gjithë qyteti është i kënaqur me atë çfarë ne po bëjmë, por duhet të shohim përpara edhe në këtë kompeticion. Jam i kënaqur që shënuan të gjithë lojtarët e repartit sulmues, kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe kjo është e rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivizuam edhe disa lojtarë të stolit, por kuptohet që jo gjithmonë do të kemi mundësinë t’u japim minutat e duhura. Tani do të fillojmë të mendojmë për Tiranën, një sfidë e vështirë, por e rëndësishme është të bëjmë mirë punën tonë.”, u shpreh Brdaric.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?