FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia kualifikohet me spektakël në Shkodër, 4 ekipe shqiptare në fazën tjetër të Conference League

Pas Partizanit dhe Laçit, Vllaznia është skuadra e tretë që siguron një biletë për në fazën tjetër të Conference League. Në një atmosferë spektakolare në “Loro Boriçi”, skuadra kuqeblu triumfoi pastër 3-0 ndaj Siroki Brijeg.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vendasit nuk u përmbajtën aspak në fraksionin e dytë, gjatë së cilit ia dolën të realizojnë tre golat që duheshin për të kaluar në raundin tjetër, aty ku Vllaznia do të ketë përballë qipriotët e AEL Limassol.

Fahrudin Djurdjevic shënoi dy gola në minutën e 49-të dhe 79-të, ndërkohë që Imami realizoi golin momental 2-0. Vllaznia kompleton mrekullinë shqiptare në turin e parë të Conference League, teksa në të dytin do të garojnë të katër ekipet, pasi do t’u bashkohet edhe Teuta e eliminuar nga Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?