Vllaznia, marrëveshje bashkëpunimi me “Muaither Club” të Katarit

Në kuadrin e vijimit të punës për krijimin e marrëdhënieve të reja me klube të ndryshme, u bë realitet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes klubit të Vllaznisë dhe “Muaither Club” të Katarit. Ajo është firmosur nga drejtori sportiv i kuqebluve Engin Firat dhe drejtorit të përgjithshëm të “Muaither Club”, z. Mahmud Al Mahmud.

Një marrëveshje e tillë synon krijimin e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit midis dy klubeve, duke filluar nga ndeshjet e përbashkëta të ekipeve të para, realizimi i kampeve stërvitore të përbashkëta apo dhe pjesëmarrja në turne të ndryshme.

Po ashtu edhe për punën e përbashkëta me skuadrat e të rinjve si dhe ndihmën e njëra-tjetrës në periudha të ndryshme të transfertave të lojtarëve. Kjo marrëveshje do t’i shërbejë Klubit të Futbollit Vllaznia për krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për klubin si në aspektin e përgatitjes së ekipit por dhe për transfertat e lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?