FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia mund Apoloninë dhe blindon kreun, Asani shpëton Partizanin

Vllaznia rikthehet në rrugën e fitoreve në Kategorinë Superiore dhe arratiset edhe më shumë në kreun e renditjes. Kuqeblutë triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë së Fierit. Për Vllazninë golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Hoxhaj në minutën e 40-të me një goditje me kokë.

Partizani gjithashtu u rikthye te fitoret, 2-0 ndaj Kastriotit, që mungonte prej 4 ndeshjesh. Të Kuqtë pa Dajën në stol do të gjenin golin e vetëm 4 minuta nga fundi i ndeshjes. Asani ishte heroi i ekipi kryeqytetas me dy gola, i dyti nga pika e bardhë në shtesë.

Nuk gabon as Teuta, që fitoi 3-1 në transfertën ndaj Skënderbeut. Bregu zhbllokoi që në minutën e 16 ndeshjes, por skuadra korçare vendosi baraspeshën në fillimin e fraksionit të dytë me Pusin. Gëzimi i tyre zgjati vetëm 2 minuta, pasi Krasniqi i realizoi ish-ekipit të tij. Në minutën e 75-të Emiliano Vila realizoi golin e tretë me penallti. Laçi shijoi suksesin e dytë radhazi ndaj Bylisit në shifrat 2-0. Xhixha në minutën e 33-të dhe Lushkja ishin autorët e golave për kurbinasit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?