Vllaznia mund Partizanin dhe blindon kreun, fiton edhe Kukësi (VIDEO)
Vllaznia nuk ka ndërmend që të ndalet këtë sezon. Kuqeblutë morën një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Partizanit, duke blinduar vendin e parë në renditje. Shkodranët ju falën një goli të shënuar nga boshnjaku Dilaver 3 minuta nga fundi i ndeshjes. Vllaznia mbetet në krye me 19 pikë pas 8 javëve të para.
Kukësi vijoi formën fantastike, duke fituar me lehtësi 3-1 ndaj Skënderbeut. Patrick Friday shënoi dy gola, ndërkohë që Dos Santos realizoi të tretin. Për korçarët do të shënonte sa për statistika Mensah. Kukësi tashmë qëndron 3 pikë pas shkodranëve.
Teuta dhe Laçi ndanë pikët në “Niko Dovana” duke mos shkuar përtej një barazimi 1-1. Bregu shënoi që në minutën e tretë për durrsakët, por Nwabueze do të barazonte në fundin e fraksionit të parë me penallti. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

