Vllaznia mund Partizanin me penallti dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë (VIDEO)

Vllaznia shkon sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë teksa mposhti pas goditjeve të 11-metërshave, Partizanin pasi koha e rregullt u mbyll 1-1. Për të kuqtë fatal gabimi i Skukës te penalltitë, ndërsa shkodranët i realizuan të pesta goditjet e tyre.

Sa i takon ndeshjes, ajo nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Partizanin që në minutën e tretë gjeti golin me anë të Esat Malës. Mesfushori i gjendur në zemrën e zonës shkodrane nuk gaboi dhe me një goditje tokazi mposhti portierin Zogovic.

Në të 27-tën, Vllaznia rikthen baraspeshën me Aralicën që shënon duke përfituar edhe nga një devijim i pafat i Bitrit. Në fraksioni e dytë, rastet ishin me pikatore, duke e dërguar duelin në shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodranët insistuan më shumë, por nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës me skuadrat që iu drejtuan goditjes së 11-metërshave. Skuka gaboi të parën me Zogovic që ndali gjuajtjen e sulmuesit, ndërsa nga ana tjetër, shkodranët nuk gabuan asnjë duke festuar në Loro Boriçi. Në finale Vllaznia do të sfidojë Laçin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?