FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia ndalet ndaj Kastriotit, Partizani ose Teuta mund të afrohen

Vllaznia i jep fund serisë së fitoreve, teksa nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në sfidën e javës së 15-të kundër Kastriotit. Ishte një sfidë e vështirë për kryesuesit e këtij sezoni, që në fakt do të krijonin shanse të shumta shënimi në fraksionin e parë. Imeri dhe Dilaver në minutat e para nuk arritën të konkretizonin mundësitë për shënim. Kastrioti u përgjigj me një predhë të Rezit, por Zogoviç ishte i gatshëm.

Pjesa e parë u mbyll me momente tensioni, pas një faulli në mesfushë. Në fraksionin e dytë, kuqeblutë pretenduan për një penallti pas një kontakti mes Dilaver dhe Prodanit, por nuk mendoi kështu kryesori Meta që vijoi lojën.

Vllaznia shtoi ndjeshëm presionin në minutat e fundit, por nuk do të arrinin që të shënonin. Në minutën e katërt të shtesës, Neziri u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Da Silvës. Ky barazim e bënë edhe më të bukur kampionatin, pasi Vllaznia gjendet në krye më 36 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Teuta me 26, që do të sfidojnë nesër njëri-tjetrin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?