FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia nesër niset drejt Malit të Zi për fazën përgatitore

Skuadra e Vllaznisë ka shtyrë ditën e nisjes për në fazën përgatitore në Malin e Zi, e cila ishte parashikuar që të ndodhte sot. Skuadra shkodranë do të niset ditën e nesërme,  Duket se shkak për këtë shtyrje të nisjes së kuqebluve ka qenë mos firmosja e lojtarëve që kanë qenë si objektiv tek Vllaznia. Por me zyrtarizimi e Xhevahir Sukaj këtë të premte kuqeblutë mësohet do të nisen nesër drejt Ulqinit, ku edhe do të qëndrojnë për rreth dy javë në pritje të startit të fillimit të pjesës së dytë të kampionatit.

Drejtuesit kanë preferuar një terren që e njohin mjaft mirë, pasi shkodranët kanë qenë edhe më parë për të zhvilluar përgatitjet në shtetin fqinj. Në qëndrimin e tyre në Ulqin, ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka pritet që do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore për të testuar lojtarët që do të vijnë në provë.

Lista e plotë e futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Ulqinit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Portierë:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Alen Sherri
  2. Erind Selimaj
  3. Zamir Vjerdha

Mbrojtës:

  1. Denis Pjeshka,
  2. Olsi Gocaj
  3. Erdenis Gurishta
  4. Samet Ruçi
  5. Antonio Marku

Mesfushorë:

  1. Nuredin Orelesi
  2. Erjon Vucaj
  3. Ardit Krymi
  4. Alsid Tafili
  5. Florind Bardulla
  6. Erald Çinari
  7. Arlind Kalaja
  8. Arsen Hajdari
  9. Gilman Lika

Sulmues:

  1. Xhevahir Sukaj
  2. Andi Ribaj

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?