FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia nis përgatitjet, Gjoka: Sukaj një afrim i rëndësishëm, gabuam me Cicmil

Vllaznia ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Skuadra dhe stafi teknik kanë udhëtuar drejt Ulqinit aty ku do të kryejnë mini fazën përgatitore. Trajneri Ernest Gjoka pak përpara nisjes për në Mal të Zi foli në lidhje me atë që konsiderohet si afrimi kryesor i shkodranëve deri më tani në merkaton e Janarit, Xhevahir Sukajn.

Tekniku i 9 herë kampionëve të Shqipërisë u ndal edhe tek Cicmil duke pranuar se u krye një gabim në momentin kur emri i malazezit u përfshi në listën e skuadrës, pasi mbrojtësi nuk do të lëvizë nga klubi i Mladost Podgoricës dhe kjo pistë konsiderohet e mbyllur për kuqeblutë.

Vllaznia po kalon një tjetër sezon të vështirë. Skuadra veriore ndodhet në vendin e parafundit të renditjes dhe rrezikon seriozisht qëndrimin në kampionatin e më të mirëve

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?