FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia zyrtarizon blerjen e tretë, firmos Mersini

Vllaznia bën goditjen e radhës në merkato e dimrit. Skuadra shkodrane ka firmosur me Ergis Mersini, ish-lojtar i Flamurtarit prej një viti. Gjirokastriti nuk ka qenë në planet e trajnerit e Shpëtim Duros dhe synon që të ketë më shumë hapësira për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të sezonit.

Kontrata e tij parashikon rinovim, për sezonin e ardhshëm. Mersini ka luajtur më parë edhe me Teutën, Luftëtarin dhe Dinamom. Pas Xhevahir Sukajt dhe mbrojtësit Berisha, ky është afrimi i tretë për Vllazninë këtë merkato.

Kuqblutë tashmë janë në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi, teksa Malota pritet që të jetë goditja e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?