FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Wall Street Journal: Policia e Las Vegas kërkon testin e ADN-së nga Ronaldo

Policia e Las Vegas ka lëshuar një mandat për të siguruar një kampion të ADN-së së Cristiano Ronaldo, me qëllim verifikimin nëse ajo korrespondon me atë që është gjetur gjatë hetimeve mbi veshjet e femrës që ka akuzuar portugezin për përdhunim.

Modelja amerikane Kathryn Mayorga, pretendon se është dhunuar seksualisht nga futbollisti portugez në një dhomë të hotelit në Las Vegas nëntë vite më parë. Futbollisti i Juventus mohon në mënyrë kategorike akuzat e ngritura kundër tij.

Peter S. Christiansen, një nga avokatët e Ronaldos, në tetor kishte deklaruar: “Ronaldo ka insistuar gjithmonë, sikurse bën edhe sot, se ajo që ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas ishte e natyrës konsensuale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?