FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Wenger: Pas 5 vitesh nuk do të ketë më trajner, zëvendësimet do të bëhen …

Trajneri francez, Arsen Wenger, ka një mendim interesant për sa i përket të ardhmes së futbollit. Ish-trajneri i Arsenalit, i larguar pak kohë më parë pas shumë viteve në drejtim të “topçinjve”.

Në një intervistë për “Bild” ai deklaroi se roli trajnerit në të ardhme do të jetë i papërfillshëm. “Në 5 vitet e ardhshme, klubet nuk do të mund të përballojnë influencat e jashtme. Mbase ndërrimet e futbollistëve do të vendosen nga rrjetet sociale. Do të ketë ndonjë votim pas pjesës së parë. Njerëzit do të tregojnë se kush duhet të vazhdojë dhe kush duhet të dalë”, u shpreh francezi.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe transferimin e Ronaldos te Juventusi. Cristiano ka marrë me vete ndjekësit e tij në Itali dhe publiku nëpër botë tashmë bën tifo për lojtarin dhe jo klubin. Neymari për shembull është ka më shumë ndjekës se gjithë Liga e Parë franceze”, përfundoi tekniku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?