West Ham bën gati 30 milionë euro për Armando Brojën
Armando Brojën mund të mos ta shohim tek Chelsea në sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar pas një edicioni të vështirë për shkak të një dëmtimi, mund të ndryshojë ambient, pasi duket se nuk është në planet e trajnerit Pochettino.
West Ham këmbëngul për blerjen e yllit shqiptar, madje duke qenë të gatshëm të bëjnë një investim të rëndësishëm, që përllogaritet deri në 30 milionë euro.
Edhe pse ofertat e tyre të mëparshme janë refuzuar, “çekiçët” do të trokasin sërish te Chelsea, të shtyrë edhe nga dëshira e Brojës që të shkojë në një skuadër elitare ku do të luajë rregullisht. Për momentin, këtë mund t’ia garantojë West Ham, që shiti Scamacca-n tek Atalanta dhe kërkon një pasardhës të denjë.
Broja, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, cilësohet si një prej të rinjve më të rëndësishëm. Edhe dëmtimi i Nkunku, që do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave, ka bërë që në “Stamford Bridge” të mbajnë Brojën në skuadër, si alternativë cilësore për trajnerin Thomas Tuchel.
KOHA JONË SONDAZH

