West Ham nuk ndalet në merkato, transferon kapitenin e Southampton
West Ham ka filluar të forcojnë ekipin në kuadër të sezonit të ri, teksa fillimisht arritën transferimin e mesfushorit të Ajax, Edson Alavarez për 40 milionë euro.
Por nuk mbaron me kaq, pasi mesditën e kësaj të mërkure, skuadra e West Ham ka arritur të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire dhe vetëm pak orë pas këtij të fundit është arritur akordin dhe me mesfushorin anglez, James Ward-Prowse.
Ish-kapiteni i Southampton ka qenë prej pothuajse gjithë merkatos së verës, një prej objektivave kryesorë të merkatos së “çekanëve” dhe këtë të mërkurë ka arritur akordin me “shenjtorët” për 35 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

