FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Willian zbulon bisedimet për transferimin te Manchester United

Braziliani Willian ka zbuluar se ka qenë pranë largimit nga Chelsea për të shkuar te Manchester United, për t’u ribashkuar me trajnerin Jose Mourinho.

Willian u shpall lojtari më i mirë i bluve në sezonin e fundit nën drejtimin e portugezit, por hasi vështirësi kur në stol u ul Antonio Conte.

Pedro dhe Eden Hazard ishin të preferuarit e trajnerit të ri si partnerë të Diego Costas në sulm dhe Willian shpesh përfundonte në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse shënoi tetë gola në kampionat, sulmuesi i krahut u përfol për largim, me United si destinacionin më të mundshëm. Por ndërsa pranon se bisedoi me Djajtë e Kuq, Willian thotë se tani është i lumtur që qëndroi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pati disa bisedime me agjentin tim. Kam punuar me Mourinhon dhe jemi bërë edhe miq”, shpjegon Willian për Goal.com.

“Manchester erdhi për mua, biseduan me agjentin tim, por asgjë nuk ndodhi, sepse Chelsea nuk donte të më shiste në asnjë mënyrë. Tani jam shumë i lumtur këtu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?