FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Wolfsburgu ndal Bajernin e Mynihut në “Allianz Arena”

Bajerni i Mynihut ka marrë vetëm një pikë në javen e gjashtë në Bundesliga, duke barazuar me rezultatin 2-2 me Wolfsburgun.

Të besuarit e Carlo Ancelottit lëshuan dy pikë të sigurta nga duart pasi ishin duke fituar 2-0 deri në minutën e 57’të, me golat e Robert Lewandowski dhe Arjen Robben.

Por, në minutën e 57’, Maximilian Arnold shokoi vendasit duke shënuar gol të bukur nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne minutat  fundit të takimit, në atë të 83’të, Daniel Didavi, heshti gjithë të pranishmit në “Allianz Arena”, duke barazuar rezultatin në 2-2 që doli të jetë përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas këtij barazimi Bayerni ka mbetur në vendin e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?