FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Wolwes trondit Tottenhamin, i shkakton një humbje të turpshme (VIDEO)

Wolverhampton i jep një goditje të rëndë Tottenhamit, në sfidën e fundit për vitin 2018. Skuadra e drejtuar nga Espirito Santo ka fituar 3-1 në sfidën e zhvilluar në “Wembley”.

Dueli dukej se do të shoqërohej me një goleadë, pasi dyshja Son dhe Harry Kane treguan aftësitë e tyre, teksa pas një aksioni në fraksionin e parë, sulmuesi anglez shënoi një gol spektakolare nga distanca.

Fraksioni i dytë do të ishte një “makth” i vërtet për ekipin e Pochettinos, që shthuret totalisht në mbrojtje. Boli do të barazonte në minutën e 72-të, ndërkohë që në minutën e 84-t, Jimenez shënoi një gol të bukur duke mposhtur Lloris. 3 minuta nga fundit, miqtë shënuan edhe golin e tretë, ndërkohë që Tottenham mori një goditje të rëndë në momentin e tyre më të mirë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?