FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xavi e thotë troç: Ky lojtar nuk transferohet te Barcelona

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se nuk ka asnjë mundësi që Neymar të bashkohet me kampionët në fuqi të La Ligas.

Xavi, i cili ka fituar 8 tituj të La Ligas me Barcelonën, pohon se rikthimi i Neymarit në “Camp Nou” nuk mund të funksionojë, shkruan SYRI.net.

“Nuk e shoh, nuk e shoh këtë. Unë gjithashtu mendoj se kjo nuk do të funksionojë, Neymar nuk mund të rikthehet”, ka deklaruar Xavi për Cadena Ser.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam lexuar shumë shtypin sepse unë dua të informohem me çdo gjë rreth futbollit, por shoh zero mundësi që Neymar të rikthehet te Barcelona”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohët e fundit Neymar është përfolur për një rikthim në “Camp Nou” por ish-kapiteni i Barcelonës ka hedhur zërat e merkatos.

Neymar këtë sezon te PSG ka arritur të shënoi 13 gola në 16 ndeshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?