Xhaka debuton me fitore te Leverkusen, “Aspirinat” mundin Leipzig (VIDEO)
Bayer Leverkusen e nis me “këmbë të mbarë” edicionin numër 60 të Bundesligës teksa “Aspirinat” mposhtën në shtëpi me shifrat 3-2, Leipzig. Vendasit e drejtuar nga trajneri Xavi Alonso u shfaqën më kërkues në fushë, ndërkohë që në fushë ishte edhe Granit Xhaka.
Frimpong zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24 ndërsa Tah dyfishoi 15 minuta më pas. Megjithatë, në të 39-të, Dani Olmo rihapi ndeshjen për skuadrën e tij.
Në pjesën e dytë, vendasit gjetën sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me Wirts në minutën e 64-të. Leipzig reagoi dhe rihapi ndeshjen me anë të Opendas. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Leverkusen mori tre pikët e para të kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

