Xhaka shpreson të jetë sërish kuqezi

Pas ardhjes në krye të Kombëtares Shqiptare të teknikut italian, Christian Panucci, duket se rikthimi i Taulant Xhakës për llogari të ekipi do ndodhë shumë shpejt. Disa ditë më parë mediat raportuan se Panuçi ka udhëtuar posaçërisht drejt Baselit, për t’u takuar me mesfushorin e ekipit kombëtar për ta bindur të rikthehet në përfaqësuese.

Marrëdhënia e Taulant Xhakës me teknikun italian De Biasi ishte shumë e ftohtë, gjë që e detyroi të heq dorë nga bashkëpunimi i mëtejshëm më De Biasin. Krisja e marrëdhënieve mes Xhakës dhe De Biasit i ka patur rrënjët që në “Euro 2016” në Francë, derisa djaloshi nga Kosova u largua duke refuzuar të luaj nën komandat e trajnerit De Biasi.

Por, Taulat Xhaka u raportua nga mediat se nuk është takuar me teknikun e ri, duke refuzuar të shtrengojë duart me Panuccin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Christaian Panucci në listën paraprake të grumbullimit të lojtarëve në ndeshjen me Lihteshtajnin nuk e ka futur Xhakën në formacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Taulant Xhaka me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare ka shkruar mes tjerash se ka pasur një kontakt pozitiv me trajnerin, duke përgënjeshtruar lajmet që e cilësonin këtë takim tejet të ftohtë dhe aspak konstruktiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?