FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhaka zgjidhet “Ylli i Ndeshjes”: Sonte kemi shkruar historinë!

Granit Xhaka, mesfushor i Zvicrës, foli për UEFA në fund të ndeshjes që fituan me penallti ndaj Francës. Shqiptari u zgjodh “Ylli i Ndeshjes” në Bukuresht.

“Fantastike, ne mund të kishim shkuar 2-0 në 90′ minuta dhe ta përfundonim ndeshjen, por penalltia e gabuar na bëri të vuanim shume.

U kthyem në lojë në finale duke treguar një forcë të madhe mendore, nuk di çfarë të them: ne barazuam për dhjetë minuta, pastaj te penalltitë ndjemë emocione fantastike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sonte kemi shkruar historinë, të gjithë duhet të jemi krenarë për atë që kemi bëre. Ku janë ata që nuk donin të vinin bast për ne? Tani të gjithë e dinë kush është Zvicra. Tani kemi një ndeshje të madhe kundër Spanjës, na duhet një paraqitje edhe më e mirë se sot”, tha Xhaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?