Yjet e Real Madrid nisen për në Shkup të Maqedonisë për Supërkupën

Nesërmbrema, 8 gusht, në Maqedoni zhvillohet ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester United për supërkupën e Europës. Real Madridi është nisur atje ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës.

Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Manchester Unitedin për Superkupën e Evropës dhe Los Blancos tashmë janë rrugës.

Befasia është Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht se është kthyer disa ditë më parë në stërvitje, është thirrur për këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat spanjolle raportojnë se ai mund të luajë për disa minuta ndaj Unitedit në sfidën që zhvillohet në Shkup, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndalesa e radhës: Shkup”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale.

View image on Twitter

Real Madridit është favorit ndaj Manchester United për të triumfuar në Superkupën e Evropës.

Të martën nga ora 20:45, Real Madridi dhe Manchester Unitedi do të përballen në Shkup për trofeun e parë të sezonit.

Sipas bastoreve sportive, “Los Blancos” janë favorit ndaj “Djajve të Kuq”.

“Bet365” fitoren e Realit e ka kuotuar me 1.91, derisa atë të Manchester United me 3.80. Derisa “Bwin”, i ka dhënë kuotën klubit spanjoll 1.95, derisa atij anglez 3.90, shkruan Gazeta Express.

Ja kuotat nga disa prej bastoreve më të mëdha në botë:

Manchester United niset për Shkup me katër mungesa të mëdha

Man United niset për Shkup me katër mungesa të mëdha (Foto)

Manchester United është nisur për Shkup, ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës.

Ndaj Real Madridit, do të mungojnë, Luke Shaw, Marcos Rojo dhe Ashley Young, që të gjithë të dëmtuar, derisa sfidën do të humbasë edhe mbrojtësi, Eric Bailly, për shkak të kartonit të kuq në finale, konfirmon Man United.

Nemanja Matic do të ftohet për këtë finale, derisa përveç lojtarëve të lartpërmendur, Mourinho do të ketë gjithë ekipin në dispozicion. /Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?