Ylli i Ajax largohet pas 28 minutash, rrezikon të humbasë sfidën me Juven (VIDEO)

Ajaxi ka fituar 6-2 ndeshjen e kampionatit kundër Excelsior, por në minutën e 28-të të takimit ylli i skuadrës, Frenkie de Jong, ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një problemi fizik.

Numri 21 i skuadrës holandeze shkoi menjëherë drejt dhomave të zhveshjes duke prekur muskujt e këmbës së djathtë, një problem që ai e pati edhe një jave më parë.

Mesfushori i talentuar është larguar nga trajneri Ten Hag për të mos ta rrezikuar më shumë, por me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Juvnetusit. Skuadra holandeze nuk bëri aspak ndryshime në duelin e sotëm duke i dhënë vetëm më pak hapësira sulmuesit Huntelaar.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?