Ylli i Arsenalit mbërrin te Evertoni për të kryer vizitat mjekësore

Everton bën një goditje të madhe në merkato e janarit. Skuadra e Sem Allerdajs ka siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit, Teo Uallkot. 28-vjeçari do të transferohet për 20 milionë sterlina, duke i dhënë fund aventurës së gjatë prej 11 vitesh te skuadra e “topçinjve” të Londrës.

Uallkot këtë sezon është aktivizuar në vetëm 46 minuta gjatë këtij sezoni në Premier League. Futbollisti anglez nuk dëshiron që të mbetet jashtë listës së trajnerit Southgate për në Kupën e Botës në “Rusi 2018”.

Arsenali e ka gjetur zëvendësuesin e Uallkot, teksa me paratë e tij, klubi londinez do të blejë Malkom nga Bordo. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 Theo Walcott arrives at Finch Farm for his medical

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?