Ylli i Arsenalit refuzon që të hipë në avion për shkak se nuk është luksoz

Refuzon për të hipur në avion sepse “beson se standardet nuk janë për futbollist profesionist” ndaj dhe kombëtarja ka udhëtuar pa të. Protagonis i kësaj historie as më pak dhe as më shumë është Pierre-Emerick Aubameyang, i cili ka braktisur Gabonin. Këtë të martë luhej ndeshja e programuar për Kupën e Afrikës 2019, teksa Gaboni do të sfidonte Kamerunin më 15 tetor.

Sulmuesi i Arsenalit zgjodhi që të mos udhëtonte me pjesën tjetër të ekipit. “Unë nuk hipi në këtë”, mësohet të ketë thënë lojtari sipas “Equipe. Edhe pa të, Gaboni fiti 1-0, falë një goli të shënuar nga Poko.

Kjo nuk është hera e parë që 29-vjeçari ka pasur përplasje me Federatën. Shpesh herë ai zgjedh që të stërvitet me ekipin e tij duke refuzuar grumbullimet për ndeshje miqësore. Episodi i braktisjes së avionit, mund të sjellë largimin e Aubameyang përgjithmonë nga Gaboni. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?