Ylli i Juventusit kalon te klubi gjerman, Schalke 04

Talenti kroat i Juventusit, Marko Pjaca do të zyrtarizohet te klubi gjerman Schalke 04. Mesfushori ka kaluar tashmë testet mjekësore dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtarisht lojtar i klubit të Bundesligës.

Lajmi është njoftuar nga klubi gjerman përmes rrjetit social, Twitter. Schalke do të paguajë 1.5 milion euro për pagën e kroatit.

Pjaca u transferua nga Dinamo Zagreb te Juventusi në vitin 2016-të, por sezonin e shkuar pësoi një dëmtim të rëndë duke e detyruar të qëndronte për shumë muaj larg fushave të blerta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?