FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ylli” i Realit: Unë e kam vendin e Ronaldos, shënoj 35 gola në sezon

Karim Benzema ka premtuar se do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon tek Reali i Madridit.

“Ndihem shumë mirë në klub dhe jam gjithnjë i lumtur në fushë dhe kur shënoj apo asistoj, kjo më bën të lumtur”, tha Benzema.

“Ndihem mirë. Jam i fortë, i motivuar dhe kam shumë ambicie. Është vit i rëndësishëm për të gjithë ne, tani ne jemi duke luajtur mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po luajmë si skuadër dhe jemi me fat që po shënojmë më shumë gola se më parë”, shtoi Benzema.

Swiss Digital Mobile Reklama

Benzema, për fund, zbuloi numrin e golave, të cilët ai synon t’i shënojë.

“35 gola. Njerëzit kërkojnë nga unë të shënoj edhe më shumë. Kjo më motivon mua për një vit të madh”, përfundoi francezi.

Sulmuesi portugez u largua në korrik të këtij viti drejt Juventusit për shumën e 100 milionë eurove.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?