Ylli i Serie A braktis stërvitjen, shpall ‘divorcin’ me klubin italian

Keita Balde nuk ishte sot prezent në kompleksin stërvitor në Formello, për rifillimin e përgatitjeve, në seancën stërvitore të Lazios në vigjilje të fillimit të kampionatit dhe debutimit në ndeshjen me Spal.

Mungesa e talentit të ri senegalez në grumbullimin e kontigjentit bardhekaltër shënon vijimin e dorës së hekurt mes futbollistit dhe klubit.

Debatet dhe mosmarrëveshjet mes dy palëve shpërthyen publikisht që javën e kaluar për të vijuar edhe në këtë fillim jave, fillimisht me vetë sulmuesin që akuzoi klubin për përjashtimin e tij në ndeshjen e Superkupës ndaj Juventus, për të vijuar më pas me mbështetjen e menaxherit të tij, që ka sulmuar Lazion, duke deklaruar se shoqëria nuk dëshiron të investojë te Keita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i stomi sipas telesport.al është një tjetër sinjal i fortë i krisjes mes dy palëve dhe paralajmërues i divorcit, në pritje të një marrëveshje me Juventusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?