Zanetti kujton sfidën me Barcelonën: Dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë

Interi sonte në mbrëmje rikthehet në Barcelonë, ku tetë vite më parë përmbushi arritjen e jashtëzakonshme, duke mos u lejuar katalanasve të shkonin në finalen e Championsit. Javier Zanetti, atë sezon kapiten i zikaltërve, ka kujtuar për “Sky Sport” katër sfidat me “blaugrana”-t që shënuan rrugëtimin deri te fitorja e trofeut me veshët e mëdhenj (e më pas të tripletës) në 2010-ën.

“Me Barçën, kampione në fuqi, u përballëm katër herë. Të parën e përgatitëm deri në detaj: Dani Alves po shtynte shumë, ne i vumë përballë Muntarin. Ndaj ata nuk po gjenin hapësira. Më pas shkuam në ‘Camp Nou’, tjetër ndeshje e ndërlikuar: atje katalanasit merituan fitoren.

Pas grupeve, në ndeshjen e tretë, ndërruam modul, duke kaluar te 4-2-3-1. Përpiqesha gjithmonë t’i bllokoja Mesit të majtën, duke e nxitur të shkonte në krah për të krosuar. Pësuam gol, por besuam te forcat tona. Fituam 3-1, megjithëse e dinim që nuk kishte mbaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen e katërt, pas 20 minutash, Thiago Motta del me karton të kuq… 5 minuta nga fundi shënoi Pike. Kujtova se ndeshja dukej sikur nuk do mbaronte kurrë, fundi ishte çmimi i madh për një lider si Mourinho: një sezon që do mbetet në histori”, kujton Zanetti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?