Zbardhet ofendimi që i bëri Cavani brazilianit Neymar: Mos të duket vetja se je Messi?
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Edinson Cavani pyeti brazilianin Neymar, nëse mendonte se i dukej vetja të ishte Lionel Messi, kur ish-futbollisti i Barcelonës hyri për të parën herë në dhomat e zhveshjes së klubit të ri, PSG.
Është e sigurtë që uruguajani dhe blerja rekord prej 222 milionë eurosh, nuk e shohin njëri-tjetrin në sy, sidomos pas “sherrit” të fundit që zhvilluan në fushën e lojës, kur debatuan për ekzekutimin e goditjeve të dënimit dhe penalltisë, pa ndarë mes tyre përgjegjësitë.
Por, duket se edhe takimi i tyre i parë si shokë skuadre, nuk ishte absolutisht më i mirë se shfaqja që dhanë gjatë ndeshjes së javës së kaluar.
Referuar raportimit të medias spanjolle “El Pais”, Cavani bëri një përshtypje të parë shokuese te shoku i tij i ri i skuadrës, menjëherë pas transferimit rekord botëror të Neymar.
Dhe kush është ky? Mos të duket vetja se je Lionel Messi?”.
Pikërisht me këto fjalë raportohet t’i jetë drejtuar Cavani brazilianit Neymar, kur ky i fundit u fut për të parën herë në dhomat e zhveshjes së PSG-së.
Mbetet ende e paqartë, nëse Cavani po bënte shaka, apo kishte për qëllim të ofendonte blerjen e re të klubit, por sipas të gjitha gjasave, braziliani nuk e ka marrë aspak mirë prezantimin e Cavani, aq më shumë kur dihet që ai u largua nga Barcelona për të dalë jashtë hijes së argjentinasit Lionel Messi.
KOHA JONË SONDAZH

