Zbriti nga tribuna në fushë për t’i kërkuar llogari gjyqtarit, Tare: Nuk pendohem që e shtova
Përfundimi i ndeshjes Lacio-Fiorentina në fundjavë në “Seria A” shkaktoi shumë irritim tek kryeqytetasit pasi gjyqtari akordoi një penallti në minutat e fundit që u shndërrua në gol nga miqtë. Penalltia u dha pas konsultimit me “VAR”, por për lacialët në përgjithësi dhe Igli Taren në veçanti ky ishte një vendim i gabuar.
Drejtori sportiv i Lacios zbriti nga tribuna në fushë në fundin e ndeshjes për t’i kërkuar llogari arbitrit, duke edhe e shtyrë. Kanë kaluar më afërsisht 48 orë nga ai moment dhe Igli Tare shprehet se nuk pendohet që veproi në atë mënyrë, madje thotë se ka gjetur edhe përkrahjen e tifozëve.

“Akoma nuk e kam kuptuar se çfarë pa gjyqtari Masa në atë akordim të penalltisë, pashë foto nga çdo pozicion dhe Kaisedo dukshëm e hoqi topin pastër. Absolutisht jam pro teknologjisë, por ose përdorë gjithmonë ose mos e përdor fare. Nuk ka barazi, për faullin e paakorduar ndaj Parolos në pjesën e parë, po mendoja pse Masa nuk vendosi ta shohë atë?
Rregullat e VAR për ndërhyrje në gabimet e qarta, nuk u pa ndonjë rast kundër Fiorentinës, tani s’kam asgjë për tu zemëruar sepse ne duam ta kemi fatin e lojës në dorën tonë. Jam i lumtur që tifozët e kanë vlerësuar gjestin tim’’, ka përfunduar në deklaratën e tij Tare.
KOHA JONË SONDAZH

