FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulimi i “Football Leaks”, Reali ofroi më shumë se PSG për Mbappe

Kylian Mbappe ka qenë shumë pranë transferimit te Real Madrid në verën e vitit 2017. Sipas zbulimeve të “Football Leaks”, të zbardhura sot nga “L’Equipe”, thuhet se klubi “Los Blancos” ishte gati që të paguante 214 milion euro për sulmuesin e ri që u shit nga Monaco për 180 milion euro.

Mbappe ndërkohë zgjodhi PSG-në sepse zëvendës presidenti i klubit Dimitri Vasyliev kishte pranuar ofertën e parizienëve. Marrëveshja më pas u zyrtarizua në ditët e fundit të merkatos kur u pagua dhe shifra 180 milion euro.

Negociatat mes Monaco-s dhe Real-it u zhvilluan në Los Angeles, ku babai i lojtarit i kërkoi presidentit të Real-it që të ngrinte 30 milion euro në mënyrë që bisedimet të shkonin më tutje. Në atë pikë, Real-i vendosi që të tërhiqej, duke e lënë fushën e lirë për PSG-në që pranoi disa kushte: bonus për firmën në kontratë (5 milion të ndarë në dy këste gjatë dy sezoneve të parë) dhe një pagë vjetore prej 10 milion eurosh pa përfshirë taksat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej klauzolave që hodhi poshtë PSG, sipas Football Leaks, është shpërblimi në rast se do të fitonte “Topin e Artë”: që këtë herë paga e tij do të shkonte në 30 milion euro nëse lojtari do të kishte sukses. Për këtë çështje PSG refuzoi, por pranoi vetëm që të paguajë një shpërblim prej 500 mijë eurosh neto për lojtarin në rast se fiton “Topin e Artë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?