Zbulohen detajet e transferimit të Vlahovic, zyrtarizimi mund të vijë të shtunën
Fillimisht ditëlindja e 22-të të premten dhe më pas ekzaminimet mjekësore me skuadrën e Juventusit gjatë së shtunës. Java e Dusan Vlahovic do të mbyllet bardhezi, me kushtin që fillimisht tamponi të dalë negativ. Për finalizimin e transferimit jemi në detajet e fundit.
Në orët e fundit do të vendoset edhe pika mbi “i” për kontratën e sulmuesit serb. Objektivi i Juventusit është që ta ketë në dispozicion trajneri Allegri në ndeshjen e 6 shkurtit, kur bardhezinjtë do të presin Veronën e Tudor.
E paqartë për momentin është dhe vlera e transferimit, nëse do të jetë 67 milionë euro, apo 65 plus 10 milionë euro bonus. Deri të hënën kur dhe mbyllet zyrtarisht merkato, me siguri që do ta shohim Vlahovic me fanellën e Juventusit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

