Zbulohen emrat e tifozëve të Tiranës që janë kapur nga policia
Tirana dhe Kukësi e mbyllën dje pa gola ndeshjen më të rëndësishme të javës së 12-të të Superligës, të luajtur pasditen e djeshme në “Selman Stërmasi”. Menjëherë pas përfundimit të lojës, disa prej tifozëve bardheblu u futën në fushë, duke debatuar me lojtarët, teksa i kërkuan atyre të heqin fanellën.
Policia e kryeqytetit njofton se ka shoqëruar për në komisariat 12 tifozë bardheblu, teksa janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Ja kush janë 12 tifozët e shoqëruar në komisariat:
– Amarildo Gjoni,18 vjeç,banues në Tiranë
– Donald Bilushi 37 vjeç,banues në Tiranë
– Briken Karaj, 18 vjeç, banues në Tiranë
– Iraldi Karaj 18 vjeç,banues në Tiranë
– Altin Vrapi, 31 vjeç, banues në Tiranë
– Ledio Pepa, 20 vjeç,banues në Tiranë
– Daniel Doce,18 vjeç, banues në Tiranë
– Klevi Shaphasa,18 vjeç,banues në Tiranë
– Hamit Hakrama,21 vjeç,banues në Tiranë
– Oltion Halili, 18 vjeç, banues në Tiranë
-Kameliano Maliq, 18 vjeç,banues në Tiranë
-Luis Zhllima, 22 vjeç,banues në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

