Zbulohen formacionet zyrtare të super ndeshjes Chelsea-United
Java e nëntë e Premier League nis me super përballjen mes përballjen Chelsea-Manchester United, e cila starton pas pak minutash. Një sfidë kjo që mund t’i kushtojë vendin e punës trajnerit Jose Mourinho, në rast se skuadra e tij do të largohet me zero pikë nga “Stamford Bridge”.
Mourinho ka marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje në ndeshjet e luajtura në transfertë kundër skuadrave që kanë dalë rregullisht mes gjashtë të parave në kampionat që nga sezoni 2016/17.
Sarri do të luajë me vendosjen 4-3-3, teksa Willian, Morata dhe hazard do të formojnë treshen e sulmit, ndërkohë që në krahun tjetër Mourinho kundërpërgjigjet me vendosjen 4-2-3-1, teksa Rashford, Mata dhe Martial do të mbështesin Lukakun të vetëm në majën e sulmit.

KOHA JONË SONDAZH

